
Ansi Agolli vijon të jetë protagonist në kampionatin amerikan të futbollit. Pas golit magjik në finalen e konferencës së Atlantikut të Veriut pak ditë më parë, mbrojtësi veteran arriti sërish të gjejë golin.
Këtë e bëri në një tjetër finale, teksa shënoi golin e fitores përballë rivalëve të Baltimorës për të ngritur lart një tjetër trofe në kontinentin e largët. Agolli vlerësohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit amerikan. Ish-futbollisti i Tiranës, la pas 8 vitesh azerët e Karabagut për të nisur aventurën e re në Shtetet e Bashkuara.
Ansi's first touch is a beauty ?#NYCosmos | #NPSLPlayoffs pic.twitter.com/G5fAcnoWRP (A2 Televizion)
— New York Cosmos (@NYCosmos) July 21, 2019