Tjetër rekord rastesh të reja në Itali, kryhen 200 mijë testime

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 17:24 | Bota
Tjetër rekord rastesh të reja në Itali, kryhen 200 mijë

Mes masave të reja anti-Covid e protestave kundër tyre, rastet e reja në Itali vijojnë të rriten me ritme të shpejta.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 198,952 testime, ndërsa janë konfirmuar 24,991 persona pozitivë, shifra më e lartë e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 205 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 37,905 numrin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos