Armando Broja po kalon një sezon fantastik në Premier League. Vlerësimeve të shumta për talentin kuqezi i është shtuar dhe ai i “Mbretit të ndeshjes”.
Futbollisti shqiptar realizoi golin e pestë në kampionatin anglez në duelin e fundit përballë Brentford duke u kthyer në futbollistin më të ri që ka regjistruar këto statistika.
Për këtë arsye, vlerësimet nuk munguan as nga ekspertët anglezë, të cilët e cilësuan 20-vjeçarin si më të mirin e triumfit të Sauthempton-it me Brentford.
Ndërkohë, te Chelsea e vlerësojnë Brojën si pjesë të rëndësishme të projektit të së ardhmes. (A2 Televizion)
