Tjetërsim i pronave në bregdet, arrestohet ish-kreu i Qarkut Vlorë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 01:14 | Kronikë
Tjetërsim i pronave në bregdet, arrestohet ish-kreu i Qarkut

Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet.
Hetime që nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe ASHK.

https://a2news.com/2021/10/19/tjetersimi-i-tokave-ne-bregdet-prokuroria-zbulon-skemen-e-2-drejtoreve/

Aktualisht konfirmohet arrestimi i ish-kreut të Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani. Arrestimi i tij vjen mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish-kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës.
Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh 6 dhe amtp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos