Tjetërsuan pronën në Himarë, Gjykata lëshon urdhërarreste për 8 funksionarë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 00:44 | Kronikë
Tjetërsuan pronën në Himarë, Gjykata lëshon

Gjykata e Vlorës lëshon disa urdhërarreste për personat e përfshirë në dosjen e tjetërsimit të pronave në Himarë.

Sipas informacionit fillestar, të konfirmuar nga burime të A2 CNN, bëhet fjalë për momentin për 8 urdhërarreste për funksionarë të ASHK dhe ALUIZNI-t.

https://a2news.com/2021/10/19/tjetersimi-i-tokave-ne-bregdet-prokuroria-zbulon-skemen-e-2-drejtoreve/

Sipas burimeve, mes tyre ndodhet dhe ish-kryetari këshillit të Qarkut, Anest Dhimojani.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet, pas një hetimi 1-vjeçar, faza e dytë e operacionit policor të koduar “Formulari”.

Ekzekutohen 6 masa sigurie “Arrest në burg”, 8 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 8 masa sigurie “Detyrim paraqitjeje” dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, për veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Para 1 viti, në kuadër të operacionit “Formulari”, janë vënë në pranga 3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike.

Në vijim të operacionit të koduar “Formulari, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë vijuar hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në veprimtaritë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Formulari”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për caktimin e masës e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve“, të kryera me shumë se një herë, në bashkëpunim, për 6 shtetas:

A. V., 56 vjeç, S. Dh., 33 vjeç, S. J., 58 vjeç, V. M., 60 vjeç, A. D., 57 vjeç, të gjithë banues në Himarë dhe D. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

U bë shpallja në kërkim e shtetasve: P. L., 49 vjeç, banues në Dhërmi dhe I. Gj., 42 vjeç, banues në Himarë, pasi Gjykata iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale.

Në vijim të operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: A. Gj., I. R., S. L., Dh. L., N. L., A. Dh., A. Gj. dhe J. M., banues në Dhërmi dhe në Himarë.

Gjithashtu u ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, për shtetasit:

P. X., E. B., S. B., A. A., A. L., J. Z. dhe M. R., banues në Dhërmi dhe në Himarë, si dhe G. A., banuese në Vlorë.

Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar formularët e AMTP-së, për të përfituar sipërfaqe toke (truall) në zonën e bregdetit, në Himarë dhe në Dhërmi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos