Tjetërsimi i pronave në Lezhë, dënohen me 3 vjet ish-kryebashkiaku dhe ish-kryetari i Qarkut

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 12:50 | Kronikë
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, dënohen me 3 vjet

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës që akuzohen për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka dënohen nga Apeli me nga 3 vite burg, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

https://a2news.com/2022/10/25/spak-i-akuzon-per-tjetersim-prone-te-pandehur-ish-kryebashkiaku-i-lezhes-dhe-zyrtare-te-tjere/

Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në Gjykatën e shkalles së Parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos