Zjarr në banesë në Kukës, humb jetën i moshuari

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 08:11 | Kronikë

Një i moshuar ka humbur jetën pas zjarrit të rënë në banesë në Kukës. Policia njofton se zjarri ka rënë rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit në një godinë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në të.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos