Grabitësi serial në Durrës kapet në flagrancë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 15:19 | Kronikë
Grabitësi serial në Durrës kapet në flagrancë

Policia e Durrësit tha se ka arrestuar një 37-vjeçar, të akuzuar se ka kryer disa grabitje në qytet. Në pranga u vu Xh.K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetasi.

Pas arrestimit, policia tha se u bë gjithashtu zbardhja e 3 vjedhjeve të tjera dhe i 1 tentative për vjedhje, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi Xh. K.

•Më datë 14.10.2022, ka vjedhur disa vegla pune në një servis;

•Më datë 24.10.2022, ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi tjetër, si dhe ka vjedhur disa materiale elektrike, në një servis;

•Më datë 25.10.2022, ka vjedhur pajisje elektrike në kuzhinën e një shkolle jopublike.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

https://youtu.be/29sg0801wfk

A2 CNN Livestream

Latest Videos