Plagosje me armë zjarri në Tiranë, policia jep detaje

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 22:40 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, policia jep detaje

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Tiranës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në zonën e njohur si Kodra e Diellit.

Sipas policisë, Jonian Shehu, 35 vjeç, është paraqitur i plagosur me armë zjarri në këmbë në Spitalin e Traumës.

Pasi është njoftuar nga mjekët, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit Olci Bllaci.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se Bllaci, pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos