Protesta para Ministrisë së Brendshme, kërkohet zbardhja e vdekjes së 32-vjeçarit

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 23:20 | Kronikë
Protesta para Ministrisë së Brendshme, kërkohet zbardhja e

Është zhvilluar mbrëmjen e së premtes protesta e paralajmëruar nga shoqëria civile përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme, për vdekjen e 32-vjeçarit në komisariatin numër 3 në kryeqytet, mbrëmjen e së mërkurës.

Rreth orës 20:00 janë mbledhur protestuesit me pankarta në duar, ku shkruhej “Kë thërret kur policia vret?”, duke rikujtuar gjatë fjalimeve të tyre te rinj që kanë vdekur gjatë apo pas shoqërimit nga policia në rrethana të paqarta.

https://a2news.com/2022/10/21/vdekja-e-lear-kurtit-komiteti-shqiptar-i-helsinkit-policia-veproi-ne-kundershtim-me-ligjin-dhe-kushtetuten/

Protesta zgjati për rreth një orë dhe u mbyll pa incidente.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/21/vdekja-e-lear-kurtit-pezullohen-nga-detyra-3-efektive-policie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos