Rasti i dytë në 24 orë, sekuestrohen 25 mijë euro në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 11:39 | Kronikë
Rasti i dytë në 24 orë, sekuestrohen 25 mijë euro në

Një rast i dytë i tentativës për të kaluar paratë në kufi të padeklaruara është goditur nga autoritetet në Portin e Durrësit. Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se sot është kapur një sasi prej 25.000 eurosh, e cila ishte fshehur në trupin e një autobusi që vinte nga Italia.

Mësohet se policia ka ndaluar Arnold Shahun, nga Tirana.

Ky është rasti i dytë që zbulohet në më pak se 24 orë në Portin e Durrësit, nga autobusë që vijnë nga Italia në Shqipëri. Policia Kufitare është njoftuar paraprakisht për mjetin nga homologët italianë dhe sapo ka mbërritur në Durrës, është futur në skaner.

https://a2news.com/2022/10/21/sekuestrohen-500-mije-euro-ne-portin-e-durresit/

Ndërkohë, pasditen e djeshme 21 tetor, në një autobus linje që sapo kishte ardhur nga Italia, Policia Kufitare zbuloi disa qese të fshehura në fundin e mjetit, ku u gjetën 522.000 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos