Autopsia: 34-vjeçari i gjetur pajetë në Fushë Krujë, është vrarë me kaçavidë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 11:25 | Kronikë
Autopsia: 34-vjeçari i gjetur pajetë në Fushë Krujë,

34-vjeçari i gjetur i vdekur një ditë më parë në Fushë-Krujë është goditur me kaçavidë ne arterien femorale. Në këtë përfundim ka arritur Policia pas zbardhjes së autopsisë.

Sipas policisë, autori dhe viktima janë përleshur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë 34-vjeçarin.

https://a2news.com/2022/10/21/34-vjecari-gjendet-i-pajete-ne-nje-rruge-te-fushe-krujes/

Policia thekson gjithashtu se ka rënë në gjurmët e autorit dhe është drejt zbardhjes së ngjarjes.

https://a2news.com/2022/10/21/i-riu-u-gjet-i-vdekur-ne-rruge-ne-fushe-kruje-dyshimet-e-para-te-policise-familjaret-nuk-kishte-probleme-hasmerie/

Trupi i pajetë 34-vjeçarit të identifikuar si Indrit Ndoj, u gjet mëngjesin e një dite më parë në një rrugë dytësore në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë dhe fillimisht u dyshua për vrasje me armë zjarri, por autopsia e hodhi poshtë këtë variant. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos