
Ish-zyrtari i Komunës Shëngjin, Agostin Gjini, ka rënë në prangat e policisë së Lezhës me akuzën për falsifikim dokumentash dhe tjetërsim prone. Policia njofton se 56-vjeçari dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.
“Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest në burg" të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".
Sipas Policisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar. (A2 Televizion)