Miqësorja me Arabinë. Tirana, Partizani dhe Vllaznia formojnë gjysmën e kombëtares

Nga A2 CNN
16 Tetor 2022, 14:34 | Futboll
Miqësorja me Arabinë. Tirana, Partizani dhe Vllaznia formojnë

Miqësorja me Arabinë Saudite do të jetë mundësia për futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar. Për testin e 26 tetorit në Abu Dhabi, përfaqësuesja do të përbëhet kryesisht me lojtarët që kanë spikatur në Kategorinë Superiore.

Ky është vendimi i marrë nga stafi teknik kuqezi, që ka përgatitur edhe listën paraprake, përpara grumbullimit. Edhe pse lista mbetet për t’u zyrtarizuar, thuajse gjysma e skuadrës do të kompletohet nga lojtarët e Partizanit, Tiranës dhe Vllaznisë.

Të kuqtë do të kenë katër lojtarë të grumbulluar, nga Bitri te Hadroj, për të vijuar me Rrapajn e Skukën. Tirana do të përfaqësohet nga Deliu, Kallaku dhe Redon Xhixha, teksa të përzgjedhurit nga Vllaznia janë Esat Mala, Gurishta dhe Hakaj. Nga Laçi, trajneri Reja ka preferuar Rudolf Turkajn, teksa lista vijon të plotësohet. Grupi me 23 futbollistë do të publikohet vetëm gjatë mesjavës.

Për ndeshjen e parë në histori me Arabinë Saudite, Kombëtarja do të nisë grumbullimin këtë të shtunë, më datë 22 tetor. Pas dy ditëve përgatitje në Durrës, ekipi kuqezi do të spostohet në Abu Dhabi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos