
Vetëm një fitore në 9 javë kampionat të zhvilluara deri më tani tregojnë qartë krizën që po kalon Torino në Serie A.
Rivalët e Juventusit në qytet e kanë të vështirë të mbërrijnë te tre pikët edhe pse ka qenë në disa raste shumë pranë gjatë këtyre ndeshjeve.
Përballja mes Torinos dhe Sampdorias, e luajtur një natë më parë u mbyll në barazim 2-2. Me vetëm 6 pikë të grumbulluara torinezët mbajnë vendin e tretë nga fundi e duket se këtë sezon llogaritë do të duhet t’i bëjnë për të mbijetuar.
Në fundjavë, Torinon e pret derbi me Juventusin. Parma regjistroi fitoren e dytë në kampionat ndërsa mundi 2-1 Genoan e cila numëron katër humbje radhazi. (A2 Televizion)