“Keqtrajtonte femrat”, futbollistja refuzon nderimin për Maradonën dhe merr kërcënime me vdekje

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 17:10 | Futboll
“Keqtrajtonte femrat”, futbollistja refuzon nderimin për

Një futbolliste 24-vjeçare refuzoi që të mbante një minutë heshtje në kujtim të Diego Armando Maradonës, para ndeshjes së kampionatit spanjoll të femrave në fundjavë.

Paula Dapena u ul në tokë dhe i ktheu kurrizin tribunës kryesore, ndërkohë që shoqet e saj të skuadrës dhe lojtaret e ekipit kundërshtar qëndruan në këmbë dhe në heshtje.

https://a2news.com/2020/11/30/akuzat-per-neglizhence-reagon-mjeku-i-maradones-nuk-e-braktisa-kurre/

Ajo shpjegoi për mediat spanjolle se nuk donte që të nderonte një person që ka keqtrajtuar femrat.

“Të enjten ishte dita kundër dhunës ndaj femrave dhe po mbahej një minutë heshtje për një burrë që ka keqtrajtuar femra, ndërsa për viktimat e dhunës në familje nuk u mbajt. Idealet e mia feministe nuk më lejonin që të nderoja Maradonën”, shpjegoi Dapena.

Sipas saj, nuk mund të ndahet futbollisti nga njeriu: “Maradona ishte futbollist spektakolar, por linte shumë për të dëshiruar si njeri. Për mua, duhet të kesh disa vlera njerëzore, përveç aftësive në fushën e lojës”.

Dapena tregoi se nga gjesti që ka bërë, ka marrë shumë kërcënime me vdekje, por thekson se nuk i merr shumë seriozisht: “Kështu e kanë rrjetet sociale”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/29/vdekja-e-maradones-nisin-investigimet-avokati-ambulanca-u-vonua/

A2 CNN Livestream

Latest Videos