Varhelyi: “Zgjedhorja” përparim, vijoni me sundimin e ligjit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 18:56 | Aktualitet
Varhelyi: “Zgjedhorja” përparim, vijoni me sundimin e ligjit

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka vlerësuar marrëveshjen politike të 5 majit për reformën zgjedhore.

Në një intervistë për DË, ai e cilësoi këtë marrëveshje si përparim në përmbushjen e kushteve që duhen plotësuar para Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Kjo tregon përkushtim, dëshmon gjithashtu se Shqipëria po jep rezultate edhe në kohë nga më të vështirat”, u shpreh eurokomisioneri.

“Është thelbësore që Shqipëria të mbështetet në arritjet e fundit dhe të vazhdojë përparimin e reformave, në fushat e sundimit të ligjit, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksoi eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ndërkohë, sipas medias ndërkombëtare, kancelarja Merkel ka theksuar qe BE duhet te angazhohet në bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për nisjen zyrtare të negociatave me kapitujt e parë brenda vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos