
Sekretari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Adriatik Memushi, ka deklaruar për A2 se do të pezullohet puna nëse nuk rishikohen kërkesat e tyre.
“Do ta pezullojmë punën nëse nuk plotësohen kërkesat”, tha sekretari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas.
Kreu i shoqatës, Kujtim Mema, tha se po i dëmton transporti informal i paligjshëm, ndërsa bashkia u kërkon pagesën e taksave pasi i kishte premtuar se taksat do të shtyheshin deri në dhjetor.
“Na erdhën në zarfa taksat e bashkisë, kur na u premtua se do shtyheshin deri në dhjetor. Duam të rishikohet kjo taksë. Terminali i Jugut ka kosto, pasi shoferët sillen rrotull duke harxhuar karburant. Shteti të ulë TVSH-në në 6%.
Që prej datës 24 qershor, kur transporti publik ka rinisur punën, është vërejtur numër i ulët pasagjerësh dhe operatorët pretendojnë se ka shpenzime të mëdha. (A2 Televizion)