
Policia gjermane tha se kishte arrestuar 14 persona, të dyshuar si pjesëtarë të një rrjeti ndërkombëtar kriminal përgjegjës për trafikimin e tonelatave me kokainë në vend.
Sipas autoriteteve në dërgesat e kokainës nga Amerika e Jugut për në Gjermani dyshohet se janë përfshirë 28 persona. Gjatë operacionit, janë kryer kërkime në 40 prona të ndryshme në Gjermani dhe vende të tjera. Agjencitë ligjzbatuese në Gjermani thanë se përveç se në Berlin dhe Dortmund, në operacion janë përfshirë edhe hetues nga Letonia dhe Spanja.
Në shkurt, autoritetet doganore në Gjermani dhe Belgjikë sekuestruan një sasi rekord prej 23 tonësh kokainë, në dy operacione të ndryshme.
Në vitin 2019, sasia e kokainës e kapur brenda territorit të Bashkimit Europian arriti në nivele rekord, 213 tonë, sipas të dhënave të fundit të agjencive, kundër lëndëve narkotike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ato të vetë unionit. (A2 Televizion)