Dalin detaje të reja mbi aksidentin e ndodhur 27 tetorin e kaluar në stadiumin e Leicester, ku helikopteri i pronarit tajlandez të ekipit anglez Vichai Srivaddhanaprabha u rrëzua pak sekonda pas ngritjes.
Sipas Air Accidents Investigation Branch, autoriteti që heton fatkeqësitë ajrore në Angli, tragjedia që i kushtoi jetën miliarderit dhe 4 personave të tjerë u shkaktua nga një defekt mekanik në bishtin e mjetit fluturues.

Defekti ishte i tillë që sipas ekspertëve helikopteri përgjigjesh në mënyrë të kundërt me komandat e pilotit, duke shkaktuar në këtë mënyrë tragjedinë.
Investigime të mëtejshme do vijojnë gjithsesi deri në zbardhen e aksidentit fatal. (A2 Televizion)