Itali, hyn në fuqi ligji që mund të penalizojnë edhe shqiptarët

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 17:49 | Bota

Nis zbatimin ligji i ri mbi emigracionin e sigurinë në Itali, i njohur ndryshe si “ligji Salvini”.

Ligji i propozuar nga ministri i Brendshëm Matteo Slavini u firmos të hënën nga presidenti i Republikës Sergio Mattarella.

Kryeministri italian Giuseppe Conte me ministrin e Brendshëm Matteo Salvini

Ai parashikon heqjen e së drejtës së azilit në Itali për motive humanitare, dhe lejon dhënien e një leje të veçantë qëndrimi vetëm për azilkërkuesit që janë viktima të dhunës në familje, të shfrytëzimit në punë, që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore, apo që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore.

Protesta të shumta të emigrantëve për "ligjin Salvini" 

Vështirësi do të ketë edhe në procedurën e marrjes së nënshtetësisë italiane, diçka kjo që prek komunitetet historike të emigrantëve në Itali si ai shqiptarëve, afrikanëve apo latin amerikanëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos