Tragjedia në Bullgari, politika shqiptare reagon me një zë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 10:07 | Politikë
Tragjedia në Bullgari, politika shqiptare reagon me një zë

Liderët e politikës shqiptare kanë reaguar me një zë mbi tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku një autobus u përfshi nga flakët pas një aksidenti, duke i marrë jetën të paktën 45 personave, kryesisht të rinj nga Maqedonia e Veriut.  

Kryeministri Edi Rama ka shprehur dhimbjen për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën edhe fëmijë.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/437248134437520

Edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka reaguar për tragjedinë në Bullgari, duke shprehur “hidhërim të thellë”. 

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/439330130895561

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nënvizuar humbjen “e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkëkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbjeje të tmerrshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/23/perplaset-dhe-merr-flake-autobusi-ne-bullgari-vdesin-45-persona-kryesisht-turiste-shqiptare-nga-maqedonia-e-veriut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos