Reportazhi i CNN: Dezertueset koreanoveriore, skllave seksi në Kinë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 17:11 | Bota
Reportazhi i CNN: Dezertueset koreanoveriore, skllave seksi në Kinë

Arratisja dramatike nga një dritare e katit të katërt. Dy dezertuese të regjimit koreano-verior largohen nga apartamenti i vogël ku janë mbajtur të izoluara për vite në Kinë. 

Lee Yumi shprehet: “Kur zbrita me litar e dija se mund të vdisja. E dija gjithashtu se do të ishte më keq po të kapesha, pasi do të dërgohesha në Korenë e Veriut dhe e gjithë familja do të ndëshkohej”. 

Identiteti i vërtetë i gruas nuk zbulohet për të mos rrezikuar sigurinë e saj. Lee rrëfen se ishte arratisuar nga Koreja komuniste me ndihmën e një ndermjetesi që e kishte shitur tek një operator i seksit në internet. Ajo dhe dezertuese të tjera janë detyruar të punojnë për orë të gjata, shpesh duke hequr dorë nga gjumi. Thotë se është rrahur dhe se dilte nga apartamenti 1 herë në 6 muaj: “Duhet të bëja çdo gjë që më kërkonin klientët. Kam parë shumë perverse”. 

Shpëtimi i saj u bë i mundur kur një klient e kuptoi se po mbahej e burgosur dhe e lidhi me një pastor nga Koreja e Jugut, i cili orkestroi planin e arratisjes. Kjo është historia e mijëra vajzave koreane që arratisen nga Koreja e Veriut për atë që, sipas tyre, do të jetë një jetë më e mirë. Por, rreziku nuk merr fund me kalimin e kufirit. Organizata jofitimprurëse me bazë në Londër publikoi një raport muajin e kaluar që vlerëson se 60 përqind e refugjateve nga shteti komunist në Kinë shfrytëzohen si skllave seksi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos