
Është mbyllur pjesa e parë mes Ishujve Faroe dhe Shqipërisë me kuqezinjtë që edhe pse ishin në avantazh falë golit të bukur të Nedim Bajramit që pas një kombinimi të bukur me Jasir Asanin ka gjetur rrjetën, janë barazuar në fund të pjesës së parë nga vendasit.
Djemtë e Sylvinhos që kanë dominuar dhe luajtur në një portë, kanë shpërdoruar rastin e artë të dyfishimit teksa nga pika e bardhë e penalltisë gaboi Sokol Cikalleshi.
Sulmuesi kuqezi goditi një penallti jo të mirë. Pikërisht nëse nuk shënon e pëson dhe Shqipëria që ka shpërdorur disa raste dhe pjesën më të madhe me Cikalleshin, është ndëshkuar nga Ishujt Faroe pas një krosimi dhe devijimi me kokë ku reagimi i Berishës ka qenë i vonshëm, por edhe mbrojtja ka zhgënjyer.
Për Shqipërinë kjo është ndeshja e tretë në grup teksa kanë humbur minimalisht në Poloni dhe fituan 2-0 ndaj Moldavisë. (A2 Televizion)