Gjermania prezanton maskotën e Euro 2024

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 18:00 | Futboll

Gjermani ka prezantuar zyrtarisht maskotën për kampionatin europian të futbollit që do të mbahet në vitin 2024.

Organizatorët kanë përzgjedhur një arush të veshur me rroba sportive si imazhin zyrtar që do të shoqëroj të gjithë eventin e rëndësishëm të futbollit europian.

Sipas UEFA, ky maskot është përzgjedhur në nder të një lodre të vjetër gjermane, e cila ishte shumë popullore në fillim të shekullit të 20.

Ish-lojtari i Kombëtares gjerman, Lahm, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e prezantimit, tregon se ngjyrat në rrobat e arushit përfaqësojnë diversitetin.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme në ditët e sotme që të bëjmë fëmijët që të merren me sport”, tha mes të tjerash ish-futbollisti.

Gjatë dy javë të ardhshme, maskota pritet të ketë dhe emrin, teksa fansat mund të përzgjedhin mes "Albaert", "Baernardo", "Baernheart" dhe "Herzi von Baer".

Kampionati europian i futbollit do të mbahet në Gjermani nga datat 14 qershor deri në 14 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos