
Shpresat e Shqipërisë kanë arritur të fitojnë 3-1 ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë të zhvilluar pasditen e së martës në “Elbasan Arena”.
Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi dominoi totalisht takimit dhe realizoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë, të cilët për nga mënyra e realizimit ishin vërtetë të një klasi të lartë. Autor i golit të parë ishte Stiven Shpendin dhe 4 minuta më vonë ishte Kurtulan që dyfishoi shifrat.
Në minutën e 24’ bullgarët rihapën sfidën me Stojanov, por në pjesën e dytë, kuqezinjtë gjetën dhe golin e tretë me kapitenin Berisha në minutën e 49’.
Për Shpresat e Shqipërisë, ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian do të nisin në muajin shtator. (A2 Televizion)