Gazetari i Daily Mail, Ross Ibbetson, sjell një album fotografik ku tregon transformimin që kanë pësuar mijëra bunkerët e ndërtuar në Shqipëri në periudhën e diktaturës komuniste. Bunkerët, të ngritur për të përballuar armikun që mund të shfaqej “nga çasti në çast” gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, tashmë janë transformuar në shtëpi, lokale, hotele e muze. Të tjerë kanë përfunduar nën ujë ose janë mbuluar nga gjelbërimi. (A2 Televizion)
Transformimi i bunkerëve të komunizmit
