
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka paralajmëruar se kompanive të transportit urban që nuk rifillojnë punën do u hiqet licenca.
“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët, por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punën. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë “O të gjitha, o rashë e vdiqa” ju garantoj se disa kompani do e humbasin licencën”, u shpreh Veliaj. (A2 Televizion)