Tre golat më të bukur të së martës në Champions League

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 09:03 | Futboll

Në 8 ndeshjet e mbrëmjes së të martës në Champions League u shënuan plotë 28 gola, me një mesatare prej 3.5 gola për ndeshje.

Pa më të voglin dyshim, futbollisti i mbrëmjes mund të vlerësohet talenti i Bayern Munchen, Serge Gnabry, i cili realizoi 4 herë në portën e finalistëve të sezonit të kaluar në Champions, Tottenham, në fitoren e thellë 2-7 të gjermanëve në Londër.

Më poshtë, ju sjellim edhe 3 golat më të bukur të mbrëmjes.

3 - CRISTIANO RONALDO

Provoi shpesh të shënonte, por u ndal në disa tentativa nga portieri i Leverkusen Hradecky. Megjithatë, portugezi nuk u largua nga fusha e lojës pa e dërguar topin në rrjetë. Madje, duke shënuar një gol mjaft të bukur edhe për meritë të skuadrës bardhezi. Dybala ia kaloi topin mes këmbëve kundërshtarit për te CR7, i cili bën të njëjtën gjë me portierin.

2 - JOSHUA KIMMICH

Hapi serinë e golave për Bayern në minutën e 15. Kontroll perfekt i topit, shmang kundërshtarin e më pas lëshon një goditje fantastike në drejtim të portës nga rreth 25 metra, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit kundërshtar.

1 - SERGE GNABRY

Vendi i parë i takon ylli të mbrëmjes, i cili realizoi 4 gola, por për t’u veçuar ishte i pari për të ndaj Tottenham. Kontroll i gjatë i topit nga Bayern, më pas në lojë futet Gnabry, i cili e merr topin në mesin e fushës dhe me një shpejtësi “skëterrë” i drejtohet portës, duke shmangur mbrojtjen e në fund mposht edhe portierin Lloris. Një mbrëmje e paharrueshme për 24-vjeçarin gjerman... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos