Në kohë të zakonshme, zona e Astirit është një nga lagjet me dendësi më të lartë banorësh në kryeqytet. Rrugët e tij në kohë karantine nuk e tregojnë këtë fakt. Gjatë fashës së lejimit të lëvizjes, kalimtarët nuk mungojnë, por nuk mund të krahasohen me numrin e tyre para pandemisë. Qytetarët vërehen të mbajnë distancën teksa bëjnë shpenzimet e ditës. Po ashtu, edhe tek i gëzohen diellit pranveror në hapësirat mes pallateve. Të jetuarit në një një nga lagjet më të prekura i shqetëson, por nuk i frikëson. (A2 Televizion)
Tre zonat e “nxehta” në Tiranë, A2 tregon se çfarë ndodh në vatrat e koronavirusit
