
Kompanitë e sigurimit vlerësojnë se është mungesa e kulturës për t’u siguruar arsyeja kryesore pse shqiptarët sigurojnë makinat e jo jetën apo shëndetin.
Edvin Libohova, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve shpjegoi në A2 Business të Aurora Sulçes se të ardhurat e pakta të familjeve shqiptare nuk janë pengesa kryesore, por mungesa e informacionit dhe një kulture të munguar sigurimi.
Libohova shpjegon edhe bizneset sigurohen vetëm në rastet kur i detyrojnë bankat, por jo për të mbrojtur aktivitetin nga ngjarje të paparashikuara. (A2 Televizion)