Treni del nga shinat dhe shpërthen në flakë në Kanada

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 08:19 | Bota

Një video e regjistruar rastësisht nga disa kalimtarë tregon momentin e aksidentimit të një treni në Kanada, ku vagonët dolën nga shinat për të shpërthyer më pas në flakë.

Aksidenti i rëndë hekurudhor ndodhi në fshatin e Macoun në Saskatchewan, ndërkohë që tymi nga vagonët e trenit arriti në qindra metra.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, autoritetet mbyllën përkohësisht qarkullimin në disa akse, ndërkohë që ka nisur një hetim për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos