
Trajneri personal i gjykatëses së ndjerë të Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ruth Bader Ginsburg, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i thënë lamtumirë gjatë ceremonisë funerale të zhvilluar në kryeqytetin amerikan.
Rezervisti i ushtrisë amerikane, Bryant Johnson ndaloi para arkivolit të saj dhe u ul duke realizuar disa pompa. Johnson nisi të stërviste Ginsburg në vitin 1999, pasi ajo iu nënshtrua një operacioni. Ginsburg u shndërrua në ikonë të gruas që kujdesej për fizikun edhe pas problemeve shëndetësore dhe vazhdoi të stërvitej me Johnson edhe gjatë kohës kur i nënshtrohej kimioterapisë.
Ginsburg vdiq të premten e kaluar për shkak të kancerit në pankreas. (A2 Televizion)