Një set i mahnitshëm fotografish me pjesëtarët e tribusë etiopiane Suri dhe lulet e tyre shumëngjyrëshe është publikuar së fundmi. Ata jetojnë në Luginën Omo, ku i duhet të përballen më shumë vështirësi për të mbijetuar, për shkak edhe të luftërave dhe dhunës ndaj së cilës janë të ekspozuar.
Për shkak të konfliktit në Sudan, tribu të ndryshme luftojnë për territor, bagëti dhe burime të tjera jetike. Por edhe pse bëjnë një jetë të thjeshtë, pjesëtarët e tribusë janë detyruar të mbajnë edhe armë zjarri për t’u mbrojtur nga pushtimi.
Fotografja Tori Bohn, e cila ka realizuar edhe setin, shpreson që të tërheqë vëmendjen e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të mbrojnë këtë tribu dhe të tjera si ajo, të cilat rrezikohen të zhduken. Në Luginën Omo jetojnë më shumë se 200 mijë persona. (A2 Televizion)