
Autoritetet në Barcelonë kanë vendosur të rihapin Teatrin e Operas, i cili ka qëndruar i mbyllur për më shumë se 3 muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.
E megjithatë koncerti i parë në këtë teatër do të jetë krejtësisht i pazakontë pasi ai nuk do të mbahet për publikun, por për qindra lule.
Në kohën kur opera e Puçinit (Chrysanthemums) do të shfaqet online në faqen zyrtare të Liceut, pjesa do të performohet përpara 2292 bimëve të ndryshme.
“Në një kohë kur një pjesë e mirë e njerëzimit është kufizuar në hapësira të limituara dhe është detyruar të heqë dorë nga lëvizja, natyra ka avancuar për të rimarrë hapësira që ne i kemi rrëmbyer”, shprehet Eugenio Ampudia, i cili është dhe ideatori i kësaj performance.
Më pas lulet do t’i dërgohen 2292 pjesëtarëve të stafit shëndetësor, e shoqëruar me një çertifikatë falënderimi nga artisti për punën e tyre gjatë krizës së koronavirusit. (A2 Televizion)