
Luiza Gega vazhdon të konfirmohet si një prej atleteve më të forta në arenën ndërkombëtare, në garën e 3000 metrave.
Vetëm pak ditë pasi siguroi kualifikimin në finalet e Botërorit të Atletikës, kampionia kuqezi fitoi edhe medalje të artë në Francë.
Me kohën 8 minuta, 50 sekonda e 08 të qindtat, Gega triumfoi në disiplinën e saj në Mitingun e Miramas, duke lënë pas britaniken Fraj dhe suedezen Kristianson.
Për 33-vjeçaren, ky vit ka nisur në mënyrën më të mirë dhe Luiza Gega shpreson se do të jetë në podium edhe në Kampionatin Botëror, që do të zhvillohet në muajt e ardhshëm. (A2 Televizion)