
Banorët e fshatit Sheq në Fier u zgjuan nga të shtënat me armë dhe të bërtiturat e bashkëshortes së 50-vjeçarit Ahmet Toska, i cili u qëllua për vdekje me 3 plumba në kokë.
50-vjeçari ishte duke shoqëruar bashkëshorten për në punë, kur është qëlluar nga një person i maskuar.
Sipas banorëve, viktima nuk ishte person problematik dhe nuk kishte precedent të mëparshëm penal.
Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa policia, e mbështetur nga Reparti i Ndërhyjes së Shpejtë, ka ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve. (A2 Televizion)