Tronditet Italia, vjehrri vret nusen e djalit dhe dhëndrin, dyshonte se kishin lidhje bashkë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 18:59 | Bota

Italia është tronditur nga një tjetër krim i rëndë në familje, teksa raportohet se, një 44-vjeçar ka vrarë nusen dhe dhëndrin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit, ku dy kunetër u qëlluan dhe u vranë nga vjehrri i tyre.

Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën midis Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso, i pari në rrugë, i dyti në një apartament, raportojnë mediat italiane.

Në lidhje me këtë krim është vetëdorëzuar në polici 44-vjeçari, Raffaele Caiazzo, ndërsa pas hetimeve të para dyshohet se shkak për këtë është bërë një lidhje e mundshme dashurie mes dy viktimave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos