Vritet me armë zjarri brenda banesës së tij reperi i njohur Pop Smoke.
Burime nga policia bëjnë me dije se muzikanti me famë, emri i të cilit është Bashar Barakah Jackson, u qëllua për vdekje gjatë një tentative grabitje në Hollywood Hills, kur dy persona të maskuar i hynë në shtëpi.
Të dyshuarit e qëlluan disa herë 20-vjeçarin duke e lënë të plagosur rëndë, përpara se të largoheshin në këmbë nga vendngjarja. Ai u transportua në spitalin Cedars-Sinai, ku u shpall zyrtarisht i vdekur.
Autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim dhe ende nuk dihet nëse janë identifikuar nga autoritetet. Një person u ndalua menjëherë pas ngjarjes, por më pas u lirua nga policia për mungesë provash. (A2 Televizion)