Londër, mbretëresha pa kurorë dhe kuaj, i drejtohet Parlamentit me fjalim

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 20:35 | Bota

Ishte dita e fjalimit të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë. Por një të tillë e pati dhe disa muaj më parë për parlamentin e kaluar, legjislatura e të cilit u ndërpre nga zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit. Mbretëreshë Elizabeta e Dytë u rikthye sërish në Westminister për të lexuar fjalimin, thënë ndryshe programin për vitin e ardhshëm të qeverisë së re të Boris Johnson.

https://youtu.be/vuRQqsiE4rg

Për të shmangur përsëritjen, ceremonia ishte paksa ndryshe. Nuk pati karrocë mbretërore që tërhiqej nga kuajt: dhe udhëtimi i monarkes britanike ishte me makinë. Nuk kishte proces të gjatë dhe as kurorë e as veshje të shndritshme, por një ceremoni të thjeshtë, të shpejtë dhe më pak solemne.

 “Prioritet i qeverisë sime është largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni Europian me 31 janar. Ministrat e mijë do të çojnë përpara legjislacionin për të siguruar largimin e Britanisë në atë datë“, deklaroi mbretëresha.

Konservatorët e Johnson zotërojnë shumicën e plotë dhe përmbyllja e Brexit nuk do të jetë një problem për qeverinë e re. Këtë të premte do të zhvillohet dhe votimi i parë për ujdinë e divorcit nga BE në Dhomën e Komunëve. Më pas, marrëveshja do të votohet në Dhomën e Lordëve dhe sërish do të ketë një aprovim final në Parlamentin britanik që të hyjë në fuqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos