Miliarderi kinez dënohet me 18 vite burg, kritikoi Xi Jinping për pandeminë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 11:57 | Bota
Miliarderi kinez dënohet me 18 vite burg, kritikoi Xi Jinping për

Një miliarder në Kinë, i cili kritikoi presidenti Xi Jinping për menaxhimin e pandemisë koronavirus, është dënuar me 18 vite burg.

Ren Zhiqiang u shpall fajtor nga një gjykatë për korrupsion, përvetësim fondesh dhe ryshfet. Manjati i pasurive të patundshme, me lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë kinezë, u zhduk në mars pasi shkroi një ese të ashpër me kritika ndaj Xi Jinping. Më vonë u akuzua për korrupsion.

Përveç 18 viteve burg, Zhiqiang do të paguajë dhe një gjobë prej 620 mijë dollarësh. Në esenë e tij, manjati kinez nuk e përmend presidentin me emër, por i referohet udhëheqësit të lartë si një “kloun” të etur për pushtet.

Ndërsa për Partinë Komuniste thekson se vendosi interesat e saj përpara shëndetit të qytetarëve të Kinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos