
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Apelit Vlorë, Sokol Ngresi. Përmes vendimit të tij, KPA la të pandryshuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e vetingut për Ngresin në dhjetor të vitit 2020.
Pasi vlerësoi të gjitha pretendimet e ngritura nga Komisioneri Publik, lidhur me disa problematika në pasuritë e Ngresit, nuk qëndronin.
Njëkohësisht, KPA vlerësoi se disa denoncime të bëra kundër tij për një lidhje të dyshimtë mes tij dhe një kompanie private rezultoi i paprovuar dhe se provat e paraqitura nga denoncuesit u provuan si të falsifikuara.
Sipas KPA, Ngresi ka arritur një nivel të besueshëm në justifikimin e pasurisë dhe se ai duhet të qëndrojë në detyrë. (A2 Televizion)