
Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, pati sot një takim me përfaqësues të Bundestagut gjerman lidhur me procesin e integrimit europian.
Gjermania, përtej angazhimit për një dritë jeshile për Shqipërinë, ka dhe një situatë të brendshme për të zgjidhur. Balla u shpreh se sa i përket vendimit të Gjermanisë, duhet pritur formimi i qeverisë së re.
“Në Gjermani, jemi në procesin e krijimit të qeverisë së re, proces që pritet të mbyllet rreth dhjetorit dhe më pas në fillim të vitit tjetër jemi të lumtur që të marrim pjesë edhe më intensivisht në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Jemi të bindur që procesi i integrimit është i rëndësishëm. Integrimi do të thotë që Shqipëria do të ketë zhvilluar pjesën ekonomike dhe arritur standarde në të mirë të shoqërisë.
Partia Socialiste dhe qeveria kanë një rol shumë të rëndësishme dhe me ndihmë në BE do të ecë përpara në këtë proces. Sa i përket vendimit të Gjermanisë, duhet të presim formimin e qeverisë dhe kancelarin e ri gjerman. Progres-raportin e kemi marrë dhe do të shqyrtohet nga ana jonë para se të marrim vendim”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)