
Parashikimi i mekanizmit në kushtetutë dhe përfshirja e familjarëve të politikanëve që do t’ i nënshtrohen vetingun janë korrektimet që PD ka bërë në nismën e tanishme, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Enkelejd Alibeaj tha në “Debati me Alba Alishani në A2 CNN se në total përfshihen rreth 250 subjekte drejtuesish.
“Është korrektuar parashikimi i mekanizmit në kushtetutë, është korrektuar që në atë kohë thuhej se pse nuk janë përfshirë familajrët dhe janë përfshirë familjarët. Do të përfshihen edhe personat ortakë të politikanëve që kanë lidhje me ta. Rrethi i personave që do t’ i nënshtrohen vetingut janë deputetët, qeveria presidenti, bashkiakët dhe një sërë institucionesh të pavarura në total 200-250 subjektetsh drejtuesish”.
Korrektimi i dytë, sipas Alibeajt është mekanizmi që do të vetojë politikanët, i cili në 2018 nuk ishte parashikuar.
“Korrektimi i dytë është që në 2018 ne nuk kishim parashikuar në kushtetutë se cili do të ishte mekanizimi. Organi që do të bëjë vetingun nuk do të jetë politik, pyetja është se cilët janë ato organe që konsiderohen apolitike dhe cili është guri i diamantit dhe kemi identifikuar që SPAK do të jetë organi që do të çojë përpara vetingun e politikanëve. Deri më sot merret me krime që kryejnë politikanët, ndërkohë që vetingu i referohet korruspionit, mosjustifikimti të pasurisë. Lënda që do të trajtojë SPAK është e njëjta, çështje, vepra penale e shkelje administative. Kjo është zgjedhja që kemi bërë”. (A2 Televizion)