Pjesa dërmuesve e serbëve në Jarinjë, në territorin e Serbisë, tashmë janë shpërndarë, ndërsa dhjetëra të rinj kanë mbetur duke provuar që t’i bindin policët për t’iu lejuar kalimin e kufirit dhe hyrjen në territorin e Kosovës.
Numër i shtuar i forcave policore të njësisë speciale të Serbisë, kanë arritur për t’i ndihmuar kolegët e tyre. Disa protestues serbë janë përleshur me forcat policore të Serbisë afër pikë-kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje, në anën e territorit serb, teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.
Kurse, te pjesa kufitare e Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it. (A2 Televizion)




