
Ka përfunduar “Der Klassiker” i Bundesligës me fitore bindëse të kampionit gjerman. Në ndeshjen e tij të parë në stolin e Bayern Munichut, Thomas Tuchel kishte përballë ish-skuadrën e tij Borussia Dortmundin, të cilën e mposhtën me rezultat bindës 4:2.
Goli i parë i ndeshjes ishte autogol nga portieri Kobel i Dortmundit në minutën e 13’, kurse golat e tjerë për kampionin gjerman i shënuan Thomas Muller (minuta e 18’ dhe 23’) dhe Kingsley Coman (minuta e 51’).
Ndërkaq, golat për Dortmundin i shënuan Emre Can nga penalltia (minuta e 72’) dhe Donyell Malen që vulosi rezultatin final 4:2 në minutën e 90’.
Me këtë fitore, Bayerni ngjitet në krye të tabelës në kuotën e 55 pikëve, dy sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Dortmundi, që zbret në vendin e dytë në kuotën e 53 pikëve. (A2 Televizion)