Turbulenca të frikshme në ajër, stjuardesa thyen legenin, lëndohen rëndë dy të tjerë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 19:56 | Bota
Turbulenca të frikshme në ajër, stjuardesa thyen legenin,

Një stjuardesë britanike përfundoi me legen të thyer, teksa avioni në të cilën po udhëtonte kaloi papritur në 200 metra lartësi mes turbulencave të tmerrshme.

Jo vetëm stafi, por edhe pasagjerët u gjendën të papërgatitur me situatën, pasi avioni humbi papritur lartësinë në 25,000 këmbë, duke mos i lënë mundësi pilotit të paralajmëronte të tjerët.

Një tjetër anëtar i ekuipazhit u lëndua rëndë në shpinë, ndërsa një tjetër pësoi një prerje të dorës.

Avioni udhëtonte nga aeroporti “Heathrow” i Londrës drejt Sao Paolos, Brazil. Pandemoniumi në bordin e Fluturimit “BA247” më 21 janar u përshkrua si "një nga ato grackat e fluturimit" pa asnjë faj të linjës ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos