“Vetëm 2 sekonda për të shpëtuar”, ukrainasit rrëfejnë për A2 CNN tmerret e luftës së Rusisë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 19:53 | Bota
“Vetëm 2 sekonda për të shpëtuar”, ukrainasit

Jo shumë larg kryeqytetit ukrainas, këto janë pasojat që mbeten pas në luftën me Rusinë. Kudo që xhiron ekipi i A2 CNN, pamjet filmike paraqesin vetëm rrënoja dhe shtëpi e ndërtesa të dëmtuara nga armët dhe artileria e ushtrisë së Vladimir Putin.

“Ishte ora 4:40 e mëngjesit kur morëm lajmin se ishte dhënë alarmi për një sulm ajror, pasi dronët ‘Shehid’ po i afroheshin Glovahës(Hlevakha). Na u deshën vetëm dy sekonda që të vraponim për në strehimin e sigurt kundër bombardimeve, në kuzhinën pas garazhit, kur këtu ndodhi sulmi. Kur mbërritëm atje, nuk patëm mundësi as të shikonim shpërthimin. Menjëherë çatia nisi të na binte mbi kokë”, tregon një prej banoreve.

Të tilla histori, janë me mijëra, ndoshta dhe me miliona në Ukrainë. Më fatlumët ia dalin të shpëtojnë brenda “dy sekondave të jetës”, ndërsa të tjerët që nuk tregohen aq të shpejtë për të shmangur raketat ruse, përfundimi mund të jetë nga lëndimet e lehta e deri në fatal. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/01/vitali-klitschko-ne-duam-perendimin-rusia-do-bashkimin-sovjetik/
https://a2news.com/2023/02/01/interviste-ekskluzive-me-vitali-klitschko-rusia-kerkon-te-rindertoje-perandorine-e-saj/
https://a2news.com/2023/02/01/a2-cnn-ne-frontin-e-luftes-deshmi-nga-dronet-e-fitores-batalioni-kyc-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos