1374 – Vdiq Francesco Petrarca, studiues, poet i Rilindjes italiane dhe një nga humanistët e parë. Thuhet se Petrarka rizbuloi letrat e Ciceronit, duke shënuar fillimin e rilindjes në shekullin XIV. 1903 – Përfundon turi i parë çiklistik i Francës. Maurice Garin del i pari, çiklisti i dytë do të arrinte në vijën e finishit 2 orë e 49 minuta më vonë. 1928 – Mbreti Fuad i Egjiptit merr me forcë pushtetin, duke urdhëruar shpërndarjen e Parlamentit egjiptian. 1941 – Në takim publik, kryeministri britanik Winston Churchill ngre dorën e djathë dhe krijon me dy gishta shenjën V për Victory (Fitore). Në përfundim të luftës së ftohtë shenja V u bë simbol për Liri e Demokraci. 1943 – Lufta e Dytë Botërore: Roma bombardohet rëndë nga më shumë se 500 avionë të Aleatëve, duke pësuar mijëra viktima. 1946 – Aktorja amerikane Marylin Monroe (20 vjeç) jep provimin saj të parë për aktore, për studion 20th Century Fox. Për 26 vjet, Monroe luajti në 29 filma në Hollywood. Vdiq më 1962. 1969 – Misioni shkencor “Apollo 11” arrin në Hënë. 1976 – Anëtarët e grupit të njohur të rokut “Deep Purple” shpërndahen. 1981 – Në një takim privat me presidentin amerikan Ronald Reagan, kryeministri francez François Mitterrand zbulon ekzistencën e Dosjes Farewell, një koleksion dokumentesh, që tregonin se sovjetikët ishin duke vjedhur teknologji amerikane. 1985 – Në Itali, diga “Val di Stava” shembet, duke përmbytur një sipërfaqe prej rreth 5 km dhe vrarë mbi 250 njerëz. Nga hetimi i kësaj fatkeqësie, doli se diga ishte mbajtur keq dhe rregullat teknike të operimit nuk ishin zbatuar. 1991- Boksieri i njohur dhe kundërthënës amerikan, Mike Tyson, dhunon një afrikano-amerikane. 1996 – Hapen Lojërat e njëzetegjashta Olimpike në Atlanta të Shteteve të Bashkuara.
(A2 Televizion)