
Dhërmiu është një nga destinacionet turistike më të njohura në vend, në veçanti për ujin e kaltër. Por nuk mungojnë as zonat e pyllëzuara dhe tejet të vështira. E di mirë një turist kolumbian që sot u shpëtua nga forcat e rendit pas një kërkimi disa orësh.
Turisti nga vendi i largët kishte humbur në një zonë të thepisur dhe nuk ishte më në gjendje të kthehej mbrapsht.
Fatmirësisht, ai mundi të komunikojë me forcat e rendit që e gjeten atë të lodhur por në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)